Kancelari gjerman: Propozimi rus për paqe me Ukrainën nuk është serioz
2024-06-17 12:49:05

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, hodhi poshtë kërkesat e presidentit rus, Vladimir Putin, për bisedimet për paqe me Ukrainën, njofton “RTSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Liderët e G7-s nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi nuk ishte serioz”,- tha kancelari gjerman.

Sipas tij, presidenti rus e bëri këtë propozim vetëm sa për ta shpërqendruar vëmendjen nga samiti në Zvicër.

Kreu i Kremlinit deklaroi të premten se do të urdhërojë menjëherë armëpushim në Ukrainë dhe fillim të bisedimeve për paqen, nëse Ukraina tërheq trupat nga katër rajone ukrainase që Ruria pretendon se i takojnë asaj dhe nëse heqë dorë nga kërkesa për t’iu bashkuar NATO-s.

Dhjetëra liderë botërorë u mblodhën në Zvicër në përpjekje për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit mbi dyvjeçar në Ukrainë.

Më shumë se 90 vende dhe organizata ndërkombëtare morën pjesë në takimet e samitit, i zhvilluar në Burgenstok.

Rusia nuk ishte e ftuar në samit. (Fatosi)