Protestat të dhunshme në Francë kundër të djathtës ekstreme
2024-06-17 18:19:49

protestat ne France (Foto Rtsh)

protestat ne France (Foto Rtsh)

Policia franceze u përlesh me protestuesit në Rennes dhe Paris, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë në marshime kundër të djathtës ekstreme, njofton “RTSH”.

Policia në Rennes përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që i sulmonin me molotov.

Autoritetet e Parisit raportuan përpjekje të shumta për dëmtime, me të paktën një person të arrestuar.

Oficerët në kryeqytetin francez thuhet se përdorën gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që u përpoqën të vandalizonin një stacion autobusi.

Dhjetëra mijëra marshues të krahut të majtë dolën në rrugë për të protestuar kundër të djathtës ekstreme, e cila është në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet e parakohshme më vonë këtë muaj.

Përpara raundit të parë të votimit për një parlament të ri në 30 qershor, Tubimi Kombëtar kryeson me 30 për qind, një pikë përpara një koalicioni të ri të krahut të majtë të quajtur Fronti Popullor.

Partia qendrore “Renew”, e presidentit Emmanuel Macron, është në vendin e tretë me 18 për qind.

Rreth 150 protesta u organizuan në të gjithë vendin, me marshime të mëdha që u zhvilluan në Marsejë, Tuluzë dhe Lion.

Policia franceze njoftoi se 21.000 oficerë ishin mobilizuar për të garantuar sigurinë në tubime. (Fatosi)