Pezullohet shërbimi hekurudhor në Kinën lindore për shkak të reshjeve të dendura të shiut
2024-06-16 12:41:28

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Autoritetet hekurudhore në provincat Jiangxi dhe Fujian të Kinës lindore pezulluan shërbimin e trenave të pasagjerëve në katër hekurudha nga e shtuna deri më 19 qershor, në përgjigje emergjente ndaj rreziqeve të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme të shiut, shkruan “Xinhua”.

Sipas “China Railway Nanchang Group Co., Ltd.”, 17 udhëtime me tren nëpër provinca u anuluan, si pjesë e përgjigjes ndaj kontrollit të përmbytjeve. Kompania njoftoi se po monitoron nga afër rreziqet e mundshme që sjellin reshjet e dendura përgjatë hekurudhave dhe po mobilizon stafin për të ruajtur zonat e rrezikuara gjatë gjithë kohës.

Ministria e Burimeve Ujore lëshoi të premten një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në rajonet e nivelit provincial në Guangxi, Fujian, Yunnan dhe Guizhou nga e premtja deri të dielën.

Parashikohet që reshjet e dendura të shiut të bëjnë që nivelet e ujit në lumenjtë kryesorë si Xijiang dhe Minjiang të tejkalojnë pragjet e paralajmërimit. (Irma)