Peter Pellegrini betohet si presidenti i Sllovakisë
2024-06-16 12:50:20

Presidenti i Sllovakise (Foto Atsh)

Peter Pellegrini u betua si presidenti i Sllovakisë.

48-vjeçari e bëri betimin para anëtarëve të Parlamentit.

Pellegrini fitoi balotazhin e zgjedhjeve në prill me 53.1% të votave, duke mposhtur ish-ministrin e Jashtëm, Ivan Korcok, shkruan “ATSH”.

Pellegrini ka shërbyer më parë si kryeministër nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe si kryetar i Parlamentit.

Kryetarja në detyrë e shtetit, Zuzana Caputova, një avokate dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, nuk kandidoi për një mandat të dytë pesëvjeçar, pavarësisht nga popullariteti i saj si presidente.

Presidentët në Sllovaki kanë pak kompetenca ekzekutive, megjithëse mund të vënë veton ndaj ligjeve.

Presidenti është komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura. (Irma)