Foto nga CFP
Hekurudhat e Kinës trajtuan rreth 1.73 miliardë udhëtime pasagjerësh në pesë muajt e parë të vitit, që përfaqëson një rritje vjetore prej gati 20.2 për qind, tregojnë të dhënat nga operatori hekurudhor i vendit, cituar nga “Xinhua”.
Gjatë kësaj periudhe, mesatarisht 10.463 trena pasagjerësh operoheshin çdo ditë, me një rritje vjetore prej 12.7 për qind, bëri të ditur “China State Railway Group Co., Ltd.” (China Railway).
Udhëtimet e pasagjerëve hekurudhorë në Kinë arritën një rekord prej mbi 20.69 milionë në ditën e parë të festës pesëditore të Ditës së Majit, sipas kompanisë. Gjatë kësaj periudhe, kompania përforcoi aftësitë e saj për transportin e pasagjerëve ndërkufitarë.
Hekurudha e shpejtësisë së lartë Guangzhou-Shenzhen-Hong Kong raportoi rreth 10.78 milionë udhëtime pasagjerësh gjatë periudhës, 79.3 për qind më shumë se një vit më parë.
Hekurudha Kinë-Laos raportoi 107.000 udhëtime ndërkufitare pasagjerësh gjatë periudhës.
“China Railway” njoftoi se po ashtu rifilluan shërbimet ndërkombëtare të trenave të pasagjerëve midis Hohhot dhe Ulaanbaatar. (Irma)