Presidenti amerikan: Nuk pritet marrëveshje e afërt për armëpushim në Gaza
2024-06-15 12:30:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se nuk pret të arrihet një marrëveshje armëpushimi për luftën në Gazë në një të ardhme të afërt, pasi propozimi i SHBA-së mbështetur dhe nga vende të tjera nuk është pranuar plotësisht nga Izraeli apo Hamasi, shkruan “Panorama”.

Biden tha se për armëpushimin, liderët ndërkombëtarë kanë diskutuar në samitin e G7-s në Itali, por kur u pyet nga gazetarët nëse një marrëveshje armëpushimi pritet të arrihet së shpejti, ai u përgjigj thjesht “jo”.

“E kam humbur shpresën”,- tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Të enjten, këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan, hodhi poshtë pretendimet se Izraeli nuk është plotësisht i përkushtuar ndaj planit të armëpushimit.

“Izraeli e ka dhënë këtë propozim. Ka kohë që është ulur në tavolinë. Izraeli nuk e ka kundërshtuar dhe nuk e ka kthyer atë prapa”,- tha Sullivan.

Hamasi i është përgjigjur planit me kërkesa për ndryshime dhe Sullivan tha se qëllimi është të kuptohet se si do të punohet për të kapërcyer boshllëqet e mbetura dhe për të arritur një marrëveshje.

Hamasi bëri të ditur se ndryshimet e kërkuara synojnë të garantojnë një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza. Propozimi i armëpushimit i shpallur nga presidenti amerikan, i përfshin këto dispozita. (Irma)