SHBA-ja dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes
2024-06-15 10:54:29

Biden-Zelensky (Foto Panorama)

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkruan një marrëveshje dypalëshe sigurie 10-vjeçare që synon të forcojë mbrojtjen e Ukrainës, shkruan “Panorama”.

Marrëveshja, e nënshkruar kuadër të takimit të G7-s, zhvilluar në Itali, synon të angazhojë administratat e ardhshme amerikane që të mbështesin Ukrainën, thanë zyrtarët.

Kjo marrëveshje do të jetë një kornizë për një përpjekje afatgjatë nga ana e SHBA-së për të ndihmuar në zhvillimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Presidenti Zelensky e cilësoi marrëveshjen si historike për Ukrainën. (Irma)