Shtëpia e Bardhë: Izraeli ka marrë në konsideratë propozimin e armëpushimit në Gaza
2024-06-14 17:10:34

foto nga CFP

Jake Sullivan / foto nga CFP

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, deklaroi se Izraeli ka marrë në konsideratë propozimin për armëpushimin në Gaza.

Duke folur me gazetarët në kuadër të takimit të liderëve të G7-s në Italinë jugore, Sullivan tha se bota duhet të inkurajojë Hamasin të pranojë propozimin dhe të shmangë ngërçin, shkruan “Panorama”.

Ai tha gjithashtu se qëllimi ishte të kapërcehen boshllëqet me Hamasin dhe të arrihet një marrëveshje së shpejti. (Irma)