Kina tani ka 85 vendpushime turistike të nivelit kombëtar
2024-06-14 10:13:29

Foto nga VCG

Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kinës njoftoi se ka bërë 22 shtesa në listën e saj të vendpushimeve turistike të nivelit kombëtar, duke e çuar totalin e vendit në 85.

Shtesat më të fundit janë të vendosura në 22 rajone të nivelit provincial në Kinë dhe përfshijnë lloje të shumta atraksionesh, shumë prej të cilave ndodhen brenda dhe rreth lumenjve, liqeneve, maleve, zonave bregdetare dhe peizazheve të tjera, bën të ditur “Xinhua”.

Si pjesë e përpjekjeve të saj për të nxitur zhvillimin e turizmit dhe për të optimizuar ofertat turistike, Kina njohu një përzgjedhje fillestare të vendeve si atraksione turistike të nivelit kombëtar në vitin 2015.

Njohja merr në konsideratë faktorët kryesorë të vendpushimit, si kushtet e infrastrukturës, efikasitetin operacional dhe shërbimet e informacionit.

Në vitin 2022, Kina zbuloi një plan zhvillimi kulturor për periudhën 2021-2025, duke u zotuar të zhvillojë një sistem turistik të larmishëm, të ekuilibruar mirë dhe me cilësi të lartë, me karakteristika dalluese, që synon përmbushjen e nevojave të publikut dhe nxitjen e zhvillimit të integruar të turizmit dhe kulturës. (Irma)