Von der Leyen merr mbështetjen e përfaqësuesve më të lartë të Parlamentit Europian
2024-06-13 14:55:02

Ursula von der Leyen ka marrë mbështetjen e disa prej përfaqësuesve më të lartë të Parlamentit Europian për rrugëtimin e saj për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Europian, bëjnë të ditur disa burime pranë institucioneve europiane, citon “ATSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë bisedimeve me presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, drejtuesit aktualë të grupeve parlamentare votuan me një shumicë të madhe për riemërimin e von der Leyen.

Grupet parlamentare kërkojnë që Metsola të mbështesë von der Leyen në bisedimet e ardhshme midis krerëve të BE-së, të planifikuara të hënën e ardhshme, në përputhje me parimin “Spitzenkandidaten”, ose procesin e “kandidatit drejtues”.

Në këtë rast, von der Leyen, e cila bëri fushatë në emër të Partisë Popullore Europiane të qendrës së djathtë (PPE), do të ketë mbështetjen e tyre. Metsola është gjithashtu një anëtare e PPE-së.

Grupi liberal “Renew” u shpreh kundër mandatit të Metsola-s në takim, megjithatë, ai ka qenë prej kohësh kritik ndaj procesit të “Spitzenkandidaten”.(Elona)