Indeksi i zhvillimit të ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kinë shënoi rënie në maj
2024-06-12 15:49:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kinë raportuan një rënie të lehtë në aktivitetet e biznesit në maj. Indeksi i Zhvillimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme ra me 0.2 pikë nga muaji i kaluar, treguan të dhënat më të fundit të industrisë, citon “Xinhua”.

Indeksi, i llogaritur bazuar në një studim të 3000 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kinë, arriti në 89.2 muajin e kaluar, krahasuar me 88.9 i regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Shoqatës Kineze të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Muajin e kaluar, nënindekset për fuqinë punëtore dhe kapitalin e biznesit ishin mbi 100, ndërsa ato për ndjenjat për makroekonominë, funksionimin e përgjithshëm të biznesit, tregun, investimet dhe performancën e fitimit ishin nën 100.

Sipas shoqatës, nuk pati rritje të besimit të zhvillimit dhe pritshmërive të tregut të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kinë. Anketa tregoi se këto ndërmarrje u përballën me rënie të kërkesës dhe kosto të larta operative muajin e kaluar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shoqata bëri thirrje për konsolidimin dhe forcimin e rimëkëmbjes ekonomike, duke theksuar nevojën për të rritur mbështetjen për ekonominë reale, për të zgjeruar kërkesën e brendshme dhe për të zgjeruar kanalet e investimeve dhe financimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. (Elona)