Paralajmërohet për përmbytje në rajonet jugore kineze
2024-06-11 14:52:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Burimeve Ujore e Kinës paralajmëroi të hënën se shumë lumenj të vegjël dhe të mesëm në rajonet jugore të vendit mund të kenë përmbytje që tejkalojnë nivelet e alarmit për shkak të reshjeve të dendura gjatë ditëve të ardhshme, njofton “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lumenjtë në Jiangxi, Zhejiang, Fujian, Guangxi, Guangdong dhe Hunan, midis rajoneve të tjera, mund të fryhen pasi reshje të dendura të shiut pritet të regjistrohen në pjesë të Kinës jugperëndimore, Kinës jugore dhe rajoneve në jug të lumit Yangtze nga e marta deri të shtunën, njoftuan burimet zyrtare.

Ministria po merr masa për të parandaluar dhe për t'iu përgjigjur stuhive të shiut dhe përmbytjeve, ndërsa autoritetet lokale të burimeve ujore po forcojnë masat paraprake dhe përpjekjet e reagimit, veçanërisht në vendet e ndërtimit dhe atraksionet turistike.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Burimeve Ujore dhe Administrata Meteorologjike e Kinës lëshuan një alarm të verdhë për përrenjtë malorë të dielën në mbrëmje në disa pjesë të vendit, niveli i tretë më i rëndë në sistemin e alarmit të motit me katër nivele, duke paralajmëruar se përrenjtë malorë ka shumë të ngjarë të godasin disa zona në Zhejiang, Fujian dhe Jiangxi. (Fatosi)