Kinë: Botohet libri i fjalimeve të Xi Jinping mbi sigurinë kombëtare të energjisë
2024-06-11 11:44:57

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Një përmbledhje e fjalimeve mbi sigurinë kombëtare të energjisë së Kinës nga Xi Jinping, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK, u botua nga Shtëpia Botuese e Letërsisë të PKK-së. 

Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK në 2012, Komiteti Qendror i PKK me Xi Jinping si udhëheqës thelbësor, ka përshpejtuar krijimin e një sistemi të ri energjetik dhe ka konsoliduar themelet e sigurisë energjetike të Kinës, duke ofruar mbështetje të fortë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Foto nga zywxpress.com

Foto nga zywxpress.com

Fjalimet e  Xi Jinpingut në këtë drejtim, janë thelbësore për garantimin e zhvillimit të energjisë së re dhe sigurinë kombëtare të energjisë, për nxitjen e revolucionit energjetik, për ndërtimin e fuqisë kineze në sektorin energjetik dhe për një furinizim të qëndrueshëm energjie për modernizim kinez.

Foto nga zywxpress.com

Foto nga zywxpress.com

I përpiluar nga Instituti i Historisë dhe Letërsisë së Komitetit Qendror të PKK, libri bashkon 217 pasazhe në tetë kategori nga mbi 130 vepra kryesore të Xi, nga nëntori 2012 deri në maj 2024. Disa nga këto pasazhe bëhen publike për herë të parë.