Kryeministri i Kinës Li Qiang do të bëjë vizita zyrtare në Zelandën e Re, Australi dhe Malajzi
2024-06-11 21:08:26
foto nga VCG
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian njoftoi se, me ftesë të kryeministrit të Zelandës së Re Christopher Luxon, kryeministrit australian Anthony Albanese dhe kryeministrit të Malajzisë Dato' Seri Anwar bin Ibrahim, kryeministri kinez Li Qiang do të zhvillojë vizita zyrtare në Zelandën e Re, Australi dhe Malajzi nga 13 deri më 20 qershor. Gjatë vizitës së tij në Australi, kryeministri Li Qiang do të zhvillojë takimin e nëntë vjetor mes kryeministrave të Kinës dhe Australisë me homologun e vet australian Albanese. (Fang Xiaoyu/Artan)
Lajmet Kryesore