Ministri izraelit i Mbrojtjes njoftoi dorëheqjen
2024-06-11 15:07:48

Ministri izraelit (Foto Rtsh)

Ministri izraelit (Foto Rtsh)

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, një ministër kryesor i kabinetit të luftës, njoftoi dorëheqjen. Vendimi nuk përbën kërcënim të menjëhershëm për kryeministrin, Benjamin Netanyahu, i cili ende kontrollon një koalicion të shumicës në Parlament. Por, lideri izraelit mbështetet më shumë te aleatët e tij të ekstremit të djathtë, shkruan “RTSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke folur gjatë një konference për shtyp, ku njoftoi dorëheqjen e tij, Gantz tha se Netanyahu po pengon që vendi t'i afrohet fitores së vërtetë.

Gantz iu bashkua qeverisë së Netanyahut menjëherë pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit në një shfaqje uniteti. Prania e tij rriti gjithashtu besueshmërinë e Izraelit me partnerët e tij ndërkombëtarë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gantz ka marrëdhënie të mira pune me zyrtarët amerikanë. Ai kishte thënë më parë se do të largohej nga qeveria deri më 8 qershor, nëse Netanyahu nuk formulonte një plan të ri për Gazën e pasluftës. (Fatosi)