ARJ21, nisi të premten rrugën e parë ajrore për në Azinë Qendrore
2024-06-10 10:19:52

Foto nga VCG

Aeroplani rajonal i Kinës, ARJ21, nisi të premten rrugën e parë ajrore për në Azinë Qendrore, citon Xinhua Commercial Aircraft Corporation of China, Ltd. (COMAC), zhvilluesi i saj.

Avioni operohej nga Chengdu Airlines. Ai u ngrit nga prefektura Kashgar në rajonin autonom Xinjiang Uygur të Kinës veriperëndimore në orën 10:38 të mëngjesit të së premtes dhe mbërriti në Khujand të Taxhikistanit më shumë se dy orë më vonë, tha COMAC.

Hapja e rrugës ajrore do të nxisë më tej shkëmbimet midis Kashgar dhe Khujand në fusha duke përfshirë ekonominë, kulturën dhe turizmin, duke kontribuar në zhvillimin e "Rrugës së Mëndafshit Ajror", sipas COMAC.(Fatosi)