Hamasi: Të paktën 210 palestinezë të vrarë në operacionin e pengjeve izraelite
2024-06-10 15:33:52

Hamasi (Foto ATSH)

Hamasi (Foto ATSH)

Në operacionin ushtarak që çoi në lirimin e pengjeve izraelitë, u vranë të paktën 210 palestinezë, sipas asaj që pretendon Hamasi, duke përfshirë 400 të plagosur në zonën e kampit të refugjatëve “Nuseirat”, shkruan ATSH.

Më herët, burimet e spitalit palestinez raportuan të paktën 94 trupa që kishin mbërritur në spitalin “Deir al Balah”, së bashku me të paktën 100 të plagosur.

Forcat speciale izraelite shpëtuan të shtunën në mesditë katër pengje nga dy lokacione në qendër të Rripit të Gazës.