Dodik: Etniteti serb do të mbajë referendum për pavarësinë
2024-06-10 14:08:58

Foto nga VCG

Lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, ka bërë të ditur se një referendum për pavarësinë e entitetit të Republikës Srpska do të mbahet në një datë që do të përcaktohet më vonë, shkruan ATSH.

“Ka një vendim për dorëzuar, por ende nuk është caktuar një ditë specifike.”, tha Dodik në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS në margjinat e Forumit Ekonomik në Shën Petersburg të Rusisë.

Dodik tha se qëndrimi brenda Bosnjë e Hercegovinës është “sinonim i humbjes së kohës dhe mundësive” për Republikën Srpska, një nga dy etnitetet që përbëjnë vendin, së bashku me Federatën e Bosnjë e Hercegovinës, bazuar në Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995. Ai tha se pavarësisht lëvizjes së premtuar, e cila do të ndante vendin në një rajon famëkeq të ndarë, serbët nuk duan të krijojnë destabilitet.

“Ne i propozuam Bosnjë e Hercegovinës tërheqjen tonë nga vendi, për të përfunduar Marrëveshjen e Dejtonit. Ne po ecim në këtë drejtim”, tha Dodik.

Dodik gjithashtu tha se Republika Srpska mund t’i bashkohet Serbisë, fqinjit të saj më të madh në lindje, pas shkëputjes së saj të parashikuar nga Bosnjë e Hercegovina. Ai përmendi si shembull ribashkimin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore në vitin 1990.

Marrëveshja e Dejtonit, e nënshkruar në vitin 1995, i dha fund Luftës së Bosnjës duke krijuar një kornizë për paqen në Bosnjë e Hercegovinë. Ajo ndau vendin në dy etnitete, Federata e Bosnjë e Hercegovinës dhe Republika Srpska, nën një qeveri qendrore me një presidencë të ndryshueshme me rradhë midis boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve, si dhe përfshin dispozita për të drejtat e njeriut dhe kthimin e refugjatëve. (Fatosi)