Mongolia e brendshme krijon fuqi të gjelbër
2024-06-10 15:20:18

foto nga CFP

Centrali i energjisë me erë në rajonin autonom të Mongolisës së brendshme të Kinës Veriore / foto nga CFP

Rajoni autonom i Mongolisë së Brendshme po përdor potencialin e tij të bollshëm të energjisë së erës dhe diellit për të revolucionarizuar peizazhin e tij energjetik, duke u shndërruar në një qendër për prodhimin e pastër dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike, thanë zyrtarët e rajonit të premten, shkruan China Daily.

Mongolia e brendshme ka përparësi ruajtjen e sigurisë kombëtare të energjisë, një detyrë madhore që i është besuar rajonit nga udhëheqja qendrore, duke furnizuar me energji elektrike në nivelet më të larta në mbarë vendin.

Vitin e kaluar, rajoni furnizoi 306 miliardë kilovat-orë energji elektrike jashtë rajonit, ekuivalente me prodhimin vjetor të tre digave Tre Gorges.

Deri në vitin 2025, shkalla e kapacitetit të instaluar të energjisë së re, e cila tashmë ka kaluar 100 milionë kilovat, do të kalojë atë të energjisë termike.

Parashikohet që deri në vitin 2030, prodhimi i ri i energjisë do të tejkalojë prodhimin e energjisë termike.

Për të përmirësuar transmetimin e energjisë së gjelbër, rajoni po ndërton gjashtë baza të energjisë së erës dhe fotovoltaike prej 10 milionë kilovatësh për të furnizuar me energji të pastër rajonin Pekin-Tianjin-Hebei dhe deltën e lumit Yangtze.

Mongolia e Brendshme po planifikon të ndërtojë gjashtë baza me erë dhe fotovoltaike në shkallë të gjerë në shkretëtira dhe zona të thata, secila me një investim që kalon 80 miliardë juanë (11 miliardë dollarë), duke krijuar kështu mijëra vende pune.(Fatosi)