Ukraina në Union, BE dështon të miratojë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit
2024-06-10 12:55:04

Foto nga VCG

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së nuk ishin në gjendje të merrnin një vendim mbi rekomandimet e Komisionit Evropian për të filluar bisedimet e pranimit në BE me Ukrainën pasi Hungaria kundërshtoi përsëri, shkruan RTSH.

Sipas një diplomati  të lartë evropian në Bruksel diskutimi ka përfunduar dhe të gjithë e dinë se Komisioni beson se Moldavia dhe Ukraina i kanë përfunduar kushtet e tyre dhe se duhet të mbahet një konferencë ndërqeveritare.

Shumë vende kanë thënë se janë pajtuar me këtë në takim, por Hungaria ka ripërsëritur se ka kushte që ende duhet të plotësohen, përndryshe nuk do të mund ta miratojnë vlerësimin e Komisionit.

Sipas një diplomati tjetër të lartë, Hungaria bëri të njëjtën "rrëmujë" si herën e kaluar për mungesën e përparimit të bërë nga Ukraina në lidhje me pakicat kombëtare.

Hungaria përmendi njëmbëdhjetë çështje, lexoi dy amendamente në kuadrin e negociatave për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pakicat kombëtare, duke përmendur se BE-ja gjithashtu duhet të ecë përpara me Serbinë dhe Shqipërinë.

Sipas diplomatit, pjesa tjetër e pjesëmarrësve në debat – të gjithë përveç Hungarisë – e mbështetën me zë të lartë dhe qartë vlerësimin e Komisionit dhe hodhën poshtë paraqitjen e kërkesave të reja. Të gjithë jemi pro mbajtjes së një konference ndërqeveritare më 25 qershor”, tha bashkëbiseduesi i agjencisë.

Në të njëjtën kohë, të dy diplomatët e lartë deklaruan se diskutimi do të vazhdojë javën e ardhshme. Nuk përjashtohej mundësia që Budapesti të bënte kompromis për hir të përparimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i dhënë dritën jeshile edhe Ukrainës dhe Moldavisë.(Fatosi)