CATL dhe “Gotion High-Tech” mohojnë akuzat e ShBA-së për "punë të detyruar"
2024-06-09 16:58:11

Prodhuesit kryesorë kinezë të baterive për automjetet elektrike, CATL dhe “Gotion High-Tech”, kanë mohuar akuzat e ligjvënësve amerikanë për " punë të detyruar".

foto: VCG

foto: VCG

Një grup ligjvënësish republikanë amerikanë kanë kërkuar që dy firmat të shtohen menjëherë në listën e ndalimeve të importit, të njohur si "lista e subjekteve", sipas të ashtuquajturit Akti i Parandalimit të Punës së Detyrueshme Ujgure (UFLPA), duke pretenduar se zinxhirët e furnizimit të kompanive përdorin "punën e detyruar", raportoi të enjten gazeta “Wall Street Journal”.

CATL postoi të premten në internet një deklaratë, ku thekson se respekton rreptësisht të gjitha ligjet dhe rregulloret në lidhje me operacionet dhe aktivitetet e saj të biznesit në ShBA.

"Një letër e 5 qershorit nga anëtarët e Kongresit të ShBA-së, që akuzon CATL-in për lidhje me punën e detyruar, është e pabazë dhe e pavërtetë," tha kompania, duke theksuar se marrëdhëniet e saj të biznesit me disa furnizues të përmendur në letër kishin përfunduar prej kohësh.

foto: VCG

foto: VCG

“Gotion High-Tech” theksoi gjithashtu se çdo akuzë që lidhet me punë të detyruar është e pabazë dhe absolutisht e rreme.

Zyrtarët kinezë kanë deklaruar shpeshherë se akuza për "punë të detyruar" në Xinjiang është një gënjeshtër për të njollosur imazhin e Kinës, pasi të drejtat dhe interesat e banorëve të të gjitha kombësive në Xinjiang mbrohen në mënyrë efektive. (Li Huailiang/Artan)