Eventi kulturor për trashëgiminë Kinë-Kamboxhia u mbajt në Kinën jugperëndimore
2024-06-09 13:52:07

foto: VCG

foto: VCG

 

Një ngjarje kulturore për vendet e trashëgimisë në Kinë dhe Kamboxhia u mbajt në Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan të Kinës jugperëndimore, me synim për të thelluar shkëmbimet dhe bashkëpunimin mes njerëzve dhe kulturave mes dy vendeve.

Ky event tërhoqi zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të industrive kulturore dhe turistike nga të dy vendet, të cilët shkëmbyen mendime mbi mundësitë e reja për bashkëpunim dypalësh kulturor dhe turistik, shkruan “Xinhua”.

foto: VCG

foto: VCG

Po ashtu, u zhvilluan një sërë aktivitetesh, duke përfshirë përvojën praktike të trashëgimisë kulturore jomateriale, dialogun midis presidentëve dhe kryeredaktorëve të mediave kineze dhe kamboxhiane, si dhe promovimin botëror të trashëgimisë.

2024-a shënon Vitin e Shkëmbimeve mes Njerëzve Kinë-Kamboxhia.

“Shkëmbimet mes njerëzve janë një lidhje e rëndësishme që bashkon zemrat e dy popujve”,- deklaroi Prak Phannara, sekretari i Shtetit i Ministrisë kamboxhiane të Turizmit. (Irma)