Kina forcon përpjekjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
2024-06-09 17:08:40

Për të mbrojtur më tej trashëgiminë kulturore të Kinës, prokuroria e lartë kineze publikoi të shtunën studime mbi tetë raste tipike, për t’i orientuar prokurorët në mbarë vendin në trajtimin e çështjeve të ngjashme publike.

foto: VCG

foto: VCG

Prokuroria e Lartë Popullore e Kinës tha se këto raste përfshinin akte të paligjshme të zakonshme, si dëmtimi dhe zënia e paligjshme e relikteve kulturore, që përfshijnë ndërtesa historike, vende revolucionare dhe relikte të lashta kulturore.

Që nga tetori i vitit 2019, prokuroritë në mbarë vendin kanë trajtuar mbi 17 mijë çështje publike të lidhura me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, tha Prokuroria e Lartë Popullore e Kinës në një deklaratë.

Prokuroria kineze është e angazhuar për të përmirësuar sistemin juridik për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit, thuhet në deklaratë, duke premtuar përpjekje të mëtejshme për gjurmimin dhe rikthimin e relikteve kulturore kineze të humbura jashtë vendit. (Li Huailiang/Artan)