Presidenti Putin: Rusia nuk po shqyrton një sulm bërthamor në konfliktin me Perëndimin për Ukrainën
2024-06-09 16:43:00

foto: VCG

foto: VCG

 

Rusia nuk po shqyrton një sulm bërthamor në konfliktin me Perëndimin për Ukrainën, por doktrina bërthamore e Rusisë është një instrument i gjallë që mund të ndryshojë në varësi të rrethanave, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, shkruan “ATSH”.

Duke folur në një forum ekonomik në Shën Pjetërburg, presidenti Putin tha se Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm në situata ekstreme dhe se këto nuk kanë ndodhur ende.

“Ne nuk kemi nevojë të mendojmë për këtë problem. Rusia mund të kryejë teste bërthamore, por për momentin nuk ka nevojë. Por kjo mund të ndryshojë nëse e bëjnë rrethanat. Nuk duhet të flasim për luftë bërthamore pa e pasur nevojë”,- tha presidenti Putin. (Irma)