Lufta Izrael-Hamas, Blinken sërish në Lindjen e Mesme
2024-06-09 13:56:58

foto: VCG

foto: VCG

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, viziton sërish Lindjen e Mesme, me shpresën për të bindur Izraelin dhe militantët e Hamasit që të pranojnë një marrëveshje armëpushimi të konceptuar për të ndalur luftimet, për të liruar pengjet dhe për të lejuar më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta, shkruan “Panorama”.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se kryediplomati amerikan do të theksojë rëndësinë e pranimit nga Hamasi të propozimit të paraqitur për armëpushimin.

Udhëtimi treditor i sekretarit Blinken, i nisur të dielën, do të përfshijë ndalesa në Egjipt, Izrael, Jordani dhe Katar.

Vizita e fundit e sekretarit Blinken në rajon vjen ndërsa ofensiva e Izraelit në Gazë vazhdon me intensitet të plotë. Tanket dhe avionët luftarakë izraelitë goditën zonat qendrore dhe jugore të këtij territori gjatë natës së të premtes.  (Irma)