Kina e veriut përgatitet për temperatura përvëluese
2024-06-08 17:22:34

Ekspertët meteorologjikë paralajmëruan për një valë të nxehti që pritet të përfshijë gjatë fundjavës pjesë të Kinës veriore, me temperatura që tejkalojnë rekordet historike në disa zona, shkruan “China Daily”.

Parashikuesi kryesor i Qendrës Kombëtare Meteorologjike, Yang Shunan, tha në një konferencë për shtyp në internet se duke filluar nga e shtuna temperaturat e larta do të godasin zonat duke përfshirë Henan, Hebei, Anhui, Shandong, Pekin, Tianjin dhe Mongolinë e Brendshme.

foto: VCG

foto: VCG

Në disa zona pritet që temperaturat maksimale të kalojnë 35 gradë Celsius. “Nxehtësia do të intensifikohet më tej, me temperaturat maksimale që pritet të regjistrohen mes të hënës dhe të enjtes. Disa zona mund të shohin temperatura që afrohen ose tejkalojnë rekordet historike për këtë periudhë”, deklaroi Yang.

Ai shpjegoi se një valë kontinentale me presion të lartë është nxitësi kryesor i të nxehtit, me zona si Hebei, Henan dhe Shandong që potencialisht përjetojnë temperatura përvëluese që tejkalojnë 40 gradë Celsius.

Parashikuesi kryesor i Qendrës Kombëtare të Klimës, Zheng Zhihai, vuri në dukje se Kina ka përjetuar tashmë pranverën dhe majin e saj më të ngrohtë të regjistruar që nga viti 1961. Pjesët lindore të Kinës veriperëndimore, të Mongolisë së Brendshme të Kinës dhe Kinës veriore e perëndimore patën temperatura pranverore 2-4 gradë Celsius më të larta se zakonisht.

“Kjo valë globale e të nxehtit është e lidhur me modele anormale të qarkullimit me presion të lartë dhe pasojë e ngrohjes globale. Kina pritet të ketë ditë më të hershme dhe më të shpeshta me temperatura të lartë këtë verë në krahasim me normalen”,- tha Zheng.

Sipas tij, “La Nina”, një model moti i karakterizuar nga temperatura më të ftohta se mesatarja e sipërfaqes së detit në Paqësorin ekuatorial, mund të sjellë ftohje të përhapur, më vonë gjatë verës, dhe të ketë ndikim minimal në valën aktuale të të nxehtit të Kinës. (Irma)