KE: Ukraina dhe Moldavia kanë përmbushur kushtet për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
2024-06-08 14:35:36

foto: VCG

foto: VCG

Komisioni Europian bëri të ditur se Ukraina dhe Moldavia kanë përmbushur kushtet për të nisur bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Ne konsiderojmë se të gjitha hapat janë përmbushur nga të dy vendet. Tani vendimi është në duart e shteteve anëtare”,- deklaroi në një deklaratë për mediet një zëdhënëse e KE-së, shkruan “ATSH”.

Liderët e BE-së ranë dakord të hapnin bisedimet me të dy vendet në dhjetor 2023, me kusht që ata të plotësonin disa kriteret, si lufta kundër korrupsionit.

Në një takim me dyer të mbyllura, KE-ja u bëri të ditur ambasadorëve të 27 vendeve anëtare të BE-së se këto kushte ishin përmbushur.

Megjithatë, të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakord njëzëri për një plan për zhvillimin e bisedimeve përpara se ato të fillojnë në praktikë.

Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt 2022, pas nisjes së konfliktit me Rusinë. Moldavia kërkoi të bashkohej një muaj më vonë.

Udhëheqësit e BE-së njohën zyrtarisht Ukrainën dhe Moldavinë si kandidatë për anëtarësim një vit më parë, në qershor 2023.

Ata i dhanë Gjeorgjisë statusin e kandidatit në dhjetor 2023, në të njëjtën kohë kur ranë dakord për hapjen e bisedimeve me Ukrainën dhe Moldavinë.

Kandidatët e tjerë zyrtarë janë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. (Irma)