Agjencia Europiane për të Drejtat Themelore: Demokracia europiane në rrezik
2024-06-07 10:34:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Drejtoresha e Agjencisë Europiane për të Drejtat Themelore (FRA), Sirpa Rautio, deklaroi se demokracia dhe të drejtat e njeriut në Europë janë në rrezik, shkruan “ATSH”.

Sipas saj, polarizimi në të gjithë Europën po çon në intolerancë të përhapur dhe ndarje të shoqërive, duke shkaktuar vuajtje për shumë grupe.

Në raportin e saj vjetor, agjencia paralajmëroi se organizatat e shoqërisë civile janë nën presion në rritje.

Në një sondazh me mbi 200 organizata, më shumë se 60 për qind e të anketuarve raportuan kërcënime në internet dhe 40 për qind raportuan kërcënime personale ose sulme kundër punonjësve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rreth një e katërta e organizatave të anketuara kanë përjetuar sulme hakerash.

Ekspertët e FRA-së kritikuan faktin se kufiri demokratik gjithashtu po ngushtohet gjithnjë e më shumë për shkak se autoritetet shtetërore ndërhyjnë së tepërmi në lirinë e tubimit dhe të drejtën e shprehjes. Ata theksuan rregullat kufizuese dhe ndryshimet legjislative që priten në Spanjë, Hungari, Francë, Holandë dhe Itali.

Raporti përmend Gjermaninë në lidhje me masat e mbikëqyrjes, kontrollet e shtëpive dhe ndalimin parandalues të aktivistëve të klimës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Agjencia për të Drejtat Themelore ka shprehur gjithashtu shqetësim për pabarazinë ekonomike në Europë.

Rreth një e pesta e popullsisë së BE-së është në rrezik të varfërisë dhe, sipas sondazheve, shumica dërrmuese e njerëzve janë të pakënaqur me mënyrën se si qeveritë dhe institucionet e BE-së kanë reaguar ndaj rritjes së madhe të çmimeve. (Elona)