Sllovenia vendos për njohjen e shtetit të Palestinës
2024-06-06 15:54:53

Xinhua

kryeministri i Sllovenisë/Xinhua

Sllovenia iu bashkua listës së vendeve europiane që kanë njohur shtetin e Palestinës.

“Asambleja Kombëtare votoi në mbështetje të masës me 52 vota pro dhe asnjë kundër”, njoftoi agjensia e lajmeve “STA”, citon “ATSH”. Opozita e qendrës së djathtë bojkotoi votimin.

Opozita kishte paraqitur një mocion për një referendum kombëtar për njohjen e Palestinës. Më pas ai u tërhoq, përpara se një mocion i dytë të refuzohej nga Parlamenti.

“Sllovenia është në anën e duhur të historisë. Vendimi është një mesazh shprese dhe paqeje. Ne besojmë se vetëm një zgjidhje me dy shtete mund të çojë në një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Sllovenia do të vazhdojë pa u lodhur të punojë për sigurinë e të dyjave kombeve, palestinezëve dhe izraelitëve”,- deklaroi ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon, në platformën “X”.

Më shumë se 140 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara e njohin Palestinën si një shtet sovran. Vendet e Europës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë prej kohësh një përjashtim.

Xinhua

Asambleja Kombëtare e Sllovenisë/Xinhua

Më 28 maj, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën zyrtarisht Palestinën, një lëvizje që u dënua ashpër nga Izraeli si pengesë për paqen në rajon. (Irma)