CMG: Deklaratat e forta të Filipineve janë thjesht provokime
2024-06-06 15:15:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti filipinas Marcos mbajti fjalën e rastit në Dialogun 21 të Shangri-La, duke deklaruar se Konventa e OKB mbi Ligjin Oqeanik dhe vendimi i arbitrazhit të Detit të Kinës Jugore, pohojnë të drejtat e ligjshme të Filipineve. Ato janë guri themeltar për politikat e Filipineve mbi Detin e Kinës Jugore.

Në fjalimin e tij, ai deklaroi që Filipinet nuk do të tërhiqen në problemin e territorit të tyre. Lidhur me këtë, përfaqësuesi i Kinës u shpreh qartë se Kina ka duruar mjaftueshëm veprimet e shkeljes, ndaj dhe durimi ka një kufi. “Shpresojmë që ky vend të dallojë qartë interesat dhe dëmet, si edhe të kthehet në shinat e dialogut,” theksoi përfaqësuesi i Kinës.

Në fjalimin e tij, Marcos përmendi disa herë konventën e OKB-së dhe “arbitrazhin e Detit të Kinës Jugore” me qëllim për të promovuar një qëndrim të gabuar, për të deformuar situatën në detin përkatës dhe për të vendosur një guaskë të ligjshme për veprimet e paligjshme.

Historia nuk ndryshohet. Filipinet janë ishujt që kanë qenë të kolonizuar nga Spanja dhe SHBA-ja. Territori i tyre është përcaktuar nga një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare. Ishujt Nansha dhe ishulli Huangyan nuk ndodhen në territorin e Filipineve. Që nga vitet 1950, Filipinet kanë zgjeruar pandërprerje sferën e administrimit detar, duke shkelur rëndë territorin sovran, interesat detare të Kinës dhe ligjet ndërkombëtare si konventa e OKB-së.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në vitin 2013, Filipinet deklaruan “arbitrazhin e Detit të Kinës Jugore”, duke bërë një farsë politike me veshje ligjore. Thelbi i problemit të Detit të Kinës Jugore është territori dhe caktimi i kufirit detar. Konventa e OKB mbi ligjin oqeanik nuk ka fuqi për përcaktimin e kufirit detar. Kina në 2006 kishte bërë një deklaratë për përjashtimin e kësaj konvente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Veprimet e Filipineve kanë shkelur rregullat e konventës së OKB-së mbi ligjin oqeanik që përshtaten me procedurat e arbitrazhit. “Arbitrazhi i Detit të Kinës Jugore” është i paligjshëm që në fillim, ndaj nuk ka fuqi si ligj ndërkombëtar. Veprimet e Filipineve për të trazuar opinionin e publikut, me siguri do të përfundojnë me humbje.

Duhet theksuar se që prej vitit 1970, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Filipine, problemi i Detit të Kinës Jugore është vënë nën kontroll. Mirëpo, pas hyrjes në fuqi të administratës së Marcos-it në 2022, anijet filipinase shpeshherë janë futur në ujrat e shkëmbit Renai dhe ishullit Huangyan, duke shkaktuar krisje në marrëdhëniet Kinë-Filipine.

Profesori i Universitetit të Filipineve Tuazon, vuri në dukje se SHBA e konsideron Marcos si mjet ose kukull për një luftë me agjentë. Për shkak të premtimeve pa bazë të SHBA-së mbi sigurinë, dërgimin masiv të armëve të dorës së dytë dhe ndikimet e SHBA në Filipinet, qeverisë filipinase i pëlqen të luajë rolin e shërbyesit për hegjemoninë e SHBA-së.

Gjatë Dialogut Shangri-La, njerëzit vunë në dukje se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Austin nuk bëri një reagim të qartë për deklaratat e Filipineve për aktivizimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes së Përbashkët SHBA-Filipine. Ai theksoi se SHBA do të shtojë dialogun me Kinën, me synimin për të mos u përsëritur më një çështje e tillë. Kjo është konsideruar gjerësisht që SHBA është shprehur në mënyrë evazive dhe të paqartë, që të përfshihet direkt në konflikt me Kinën për çështjen filipinase.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Krahas këtyre, Kina dhe SHBA zhvilluan 75 minuta bisedime në këtë Dialog, ku Kina shprehu kundërshtim të vendosur. Ajo do të zgjidhë divergjencat me anë të konsultime të barabarta, në bazë të mbajtjes së premtimeve dhe kurrë nuk do të durojë veprimet provokuese. Veprimet e Filipineve janë krejtësisht ëndrra pa bazë.

Fjalët e forta të Presidenti të Filipineve janë vetëm provokime, me qëllim për të fabrikuar mashtrime. Por ai nuk mund të gënjejë komunitetin ndërkombëtar, madje po ofron një dëshmi më shumë që Filipinet janë një mjet për hegjemoninë e SHBA-së, janë shkatërruese për paqen e rajonit dhe po e çojnë vendin drejt një gjendje të rrezikshme dhe të izoluar.