Kompania private hapësinore kineze lëshon tre satelitë në orbitë
2024-06-06 20:36:06

foto nga CMG

foto nga CMG

Kina nisi tre satelitë komercialë nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore në orën 1:00 të pasdites të enjten. 

Satelitët u dërguan në orbitë nga një raketë mbartëse "CERES-1 Y13", e ndërtuar nga kompania komerciale hapësinore kineze "Galactic Energy". Misioni i nisjes, me emrin e koduar "Dashuri në majë", ishte i treti në dhjetë ditë për kompaninë.

Satelitët përfshijnë një satelit imazherie, të quajtur "TEE-01B", dhe dy satelitë vrojtimi në largësi për verifikimin e teknologjisë. 

Pjesa e sipërme e raketës është modifikuar si një platformë testimi në orbitë. Ajo mund të ofrojë një mjedis testimi hapësinor efektiv për sa i përket kostos dhe të përshtatshëm për teknologjitë, përbërësit dhe produktet e reja. 

Platforma është projektuar për të mundësuar eksperimentet në orbitë për gjashtë muaj.