Kryeministri kinez premton avancimin e qeverisë bazuar në ligj
2024-06-06 11:04:57

CFP

Kryeministri kinez Li Qiang/CFP

Kryeministri kinez Li Qiang theksoi të mërkurën, nevojën për të punuar dhe adresuar problemet në përputhje me ligjin, si edhe për të bërë përparime në ndërtimin e një qeverie të bazuar në ligj. 

Li i bëri komentet në një sesion studimi të mbajtur nga Këshilli i Shtetit.

Ai u bëri thirrje zyrtarëve të qeverisë të rrisin ndërgjegjësimin e tyre për sundimin e ligjit. Ata duhet të kryejnë detyrat në përputhje me ligjin, për të siguruar punën e qeverisë të bazuar në ligj. 

Ai theksoi përmirësimin e legjislacionit, për të siguruar që veprimet administrative të mbështeten në baza ligjore. Ligjet dhe rregulloret që nuk plotësojnë kërkesat e reformës dhe zhvillimit, duhet të rishikohen ose shfuqizohen menjëherë.

Kryeministri bëri thirrje për një qasje të përgjegjshme ndaj legjislacionit, për të ndihmuar ndërmarrjet dhe publikun të zgjidhin çështjet praktike. Gjithashtu edhe për një qasje të paanshme por fleksibël ndaj zbatimit të ligjit.

Duhet të përpiqemi të standardizojmë diskrecionin administrativ, në mënyrë që standardet e ndëshkimit për shkeljet të jenë të qëndrueshme, procedurat të jenë të drejta dhe rezultatet të jenë të arsyeshme, tha ai, duke theksuar nevojën për të përmirësuar sistemin e mbikëqyrjes për kompetencat administrative.

Gjatë seancës mbajti një leksion edhe Ma Huaide, President i Universitetit të Shkencave Politike dhe Ligjit të Kinës. Në diskutime morën pjesë dhe zëvendëskryeministri Ding Xuexiang, këshilltari shtetëror Wu Zhenglong si dhe He Lifeng.