Xi Jinping-u: Arsimi, "projekti për të ardhmen" e lidhjeve Kinë-ShBA
2024-06-06 19:15:06

Pamje e kampusit të Universitetit Kean, Nju-Xhersi, ShBA / Uebsajti i Universitetit Kean

Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar se shkëmbimet dhe bashkëpunimi arsimor ndërmjet Kinës e ShBA-së ndihmojnë në nxitjen e kuptimit të ndërsjellë dhe miqësisë midis popujve të të dy vendeve, veçanërisht të rinjve, duke qenë një projekt për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe.

Në një letër përgjigjeje për Lamont Repollet-in, rektori i Universitetit Kean në Shtetet e Bashkuara, Xi vuri në dukje gjithashtu se lidhjet kino-amerikane kanë të bëjnë me mirëqenien e të dy popujve, si edhe me të ardhmen e njerëzimit.

Në letrën e tij, kreu i shtetit i Kinës u bëri thirrje universiteteve të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të forcojnë format e ndryshme të shkëmbimeve e të bashkëpunimit dhe të përgatisin të dërguar të rinj që i njohin të dy vendet mirë. (Artan)