Mjedisi ekologjik i Kinës shënoi përmirësim në vitin 2023 me përparimin në cilësinë e ajrit dhe të ujit
2024-06-06 18:30:03

CFP

CFP

CFP

CFP

Kina ka raportuar performancë më të mirë për mbrojtjen e mjedisit në vitin 2023, me përmirësim të vazhdueshëm në cilësinë e ajrit dhe ujit, sipas një komunikate të publikuar të mërkurën nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit, cituar nga “Xinhua”.

Për 339 qytetet e monitoruara nga ministria, dendësia mesatare e PM2.5, një tregues kyç i ndotjes së ajrit, ishte 30 mikrogram për metër kub në vitin 2023, pothuajse 3 mikrogram për metër kub më pak nga objektivi vjetor, sipas komunikatës mjedisore të nxjerrë në faqen e internetit të ministrisë.

Shifra pati rënie prej 28.6 për qind që nga viti 2016, duke reflektuar një tendencë të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së ajrit.

Për sa i përket sipërfaqeve ujore, 89.4 për qind e seksioneve të monitoruara kishin cilësi mjaft të mirë, në ose mbi shkallën III në sistemin e cilësisë së ujit me pesë nivele të vendit, me rritje vjetore prej 1.5 pikë përqindje.

Komunikata zbuloi gjithashtu se përqindja e zonave të ujit të detit nën juridiksionin e Kinës me cilësi të lartë ishte 97.9 për qind, me rritje vjetore prej 0.5 pikë përqindje.

CFP

CFP

E mërkura përkoi me Ditën Botërore të Mjedisit, një ditë e Kombeve të Bashkuara për inkurajimin e ndërgjegjësimit dhe veprimit mbarëbotëror për të mbrojtur mjedisin e planetit. Dita Botërore e Mjedisit e këtij viti fokusohet në restaurimin e tokës, shkretëtirëzimin dhe rezistencën ndaj thatësirës.

Kina ka restauruar mbi 100 milionë mu (rreth 6.7 milionë hektarë) ekosisteme që përfshijnë male, lumenj, pyje, toka bujqësore, liqene, kullota dhe shkretëtira, tha një zyrtar i Ministrisë kineze të Burimeve Natyrore gjatë një aktiviteti tematik të mbajtur nga Kombet e Bashkuara. (Irma)

CFP

CFP