Misioni "Chang'e-6" i Kinës: Mostrat nga Hëna futen në mjetin e rikthimit
2024-06-06 20:34:43

Një paraqitje e mënyrës se si mostrat e Hënës transferohen nga "Chang'e-6" në kombinimin e saj orbitues-kthyes. /CNSA nëpërmjet Grupit Mediatik të Kinës 

Mostrat hënore të mbledhura nga ana e pasme e Hënës gjatë misionit "Chang'e-6" të Kinës janë transferuar në një mjet rikthimi më 3:24 të pasdites sipas orës së Pekinit, për t'u nisur për në Tokë, njoftoi Administrata Hapësinore Kombëtare e Kinës (CNSA). 

Ngritësi i sondës hënore "Chang'e-6", me mostrat e Hënës, kreu një takim dhe bashkim automatik me kombinimin orbitues-kthyes në orbitën hënore, tha CNSA, duke shtuar se kjo është hera e dytë që Kina e ka arritur këtë, pas suksesit të misionit "Chang'e-5" në vitin 2020. 

"Kjo është gjithashtu e nevojshme në misionet e ardhshme të mbledhjes së mostrave dhe kthimit të tyre nga Marsi e pikëmbërritje të tjera në hapësirë," bëri të ditur Hu Zhenyu, kreu i Ekipit të Inxhinierisë dhe Teknologjisë të Vendit të Nisjes për Misionin "Chang'e-6". "[Mekanizmi] do të vazhdojë të përmirësohet – do të bëhet më i lehtë në peshë dhe më i zgjuar." 

Pas transferimit të sigurt të mostrave në mjetin e rikthimit, kombinimi orbitues-kthyes do të ndahet nga ngritësi dhe do të vazhdojë orbitimin rreth Hënës, duke pritur rastin e përshtatshëm për t'u kthyer në Tokë. (Artan)