Prokuroria e Lartë e Kinës do të mbikëqyrë rastet e dëmeve të mëdha mjedisore
2024-06-06 18:18:52

CFP

Prokuroria e Lartë Popullore (SPP), organi më i lartë prokuror i Kinës, do të mbikëqyrë trajtimin e tre çështjeve kryesore penale që përfshijnë dëmtimin e mjedisit natyror dhe ekosistemit, shkruan “Xinhua”.

Inspektimi i fundit mjedisor i nisur nga autoritetet qendrore të Kinës në fillim të majit zbuloi rastet e individëve që prisnin në mënyrë të paligjshme pemë ose përfshiheshin në aktivitete të paautorizuara peshkimi.

Në Kinë, disa raste ndonjëherë mbikëqyren nga organe qeveritare dhe autoritete administrative të nivelit më të lartë për t'u siguruar që ato zgjidhen në mënyrë efikase. (Irma)