Izraeli ka rënë dakord të blejë avionë luftarakë amerikanë
2024-06-06 17:13:07

Avione (Foto Atsh)

Avione (Foto Atsh)

Izraeli ka rënë dakord të blejë 25 avionë luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konfirmoi Ministria izraelite e Mbrojtjes, raporton “ATSH”.

Ministria bëri të ditur se kjo është skuadrilja e tretë e avionëve luftarakë “Lockheed Martin” që integrohet në ushtrinë izraelite.

Forcat Ajrore izraelite tashmë do të kenë në dispozicion 75 prej këtyre avionëve.

Dorëzimi në Izrael pritet të fillojë në vitin 2028, me një normë prej tre deri në pesë avionë luftarakë në vit. Kostot pritet të arrijnë në rreth 3 miliardë dollarë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se blerja e skuadronit të tretë F-35 pasqyron fuqinë e aleancës strategjike midis Izraelit dhe SHBA-së. (Irma)