Shkencëtarët kinezë kanë nxitur projektin e ndërtimit të bazës në Hënë
2024-06-06 20:32:41

Një ilustrim i stacionit hënor "Yuehuzun". /CMG

Studiuesit nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë "Huazhong" i Kinës (HUST) kanë bërë përparime të rëndësishme në eksplorimin dhe zhvillimin e teknikave të ndërtimit të bazës hënore, me qëllim shndërrimin në realitet të krijimit të vendbanimeve të vazhdueshme jashtëtokësore.

Nëpërmjet hulumtimeve të gjera, një ekip nga HUST ka identifikuar dhe ka vërtetuar disa rrugëzgjidhje premtuese për të përballuar sfidat e veçanta nga mjedisi me zbrazëti ultra të lartë në sipërfaqen e Hënës.

Që nga viti 2015 kur filloi projekti i eksplorimit, ekipi i është përkushtuar kërkimit mbi ndërtimin e një vendbanimi njerëzor në Hënë.

Në Qendrën Kombëtare të Novacionit Teknologjik për Ndërtimin Digjital në Wuhan, kryeqendra e provincës Hubei të Kinës Qendrore, është shfaqur një stacion hënor me shtëpi në formë veze, që quhet "Yuehuzun."

"'Yuehuzun' në formë veze mund të përballet me sfidat ekstreme mjedisore në Hënë," bëri të ditur Zhou Cheng, një profesor në këtë qendër.

Zhou tha se "Yuehuzun" ka një strukturë dykatëshe të zbrazët dhe një sistem të brendshëm ngrohjeje. Ajo ka një "qese me ajër" brenda, që mund t'u rezistojë  tërmeteve dhe krijon një izolim të mirë termik, në mënyrë që këto shtëpi të shërbejnë si hapësira të mira pune dhe jetese për astronautët në Hënë, shpjegoi ai.

"Teknologjia e printimit 3D na lejon të ndërtojmë shpejt disa struktura në sipërfaqen e Hënës. Kjo është një metodë që na mundëson të përdorim materialet e atyshme, dhe gjithashtu një mënyrë për të përfunduar ndërtimin masiv në sipërfaqen e Hënës," shtjelloi Zhou. (Wang Lei/ Artan)