Italia regjistron një rënie prej 60% të ardhjeve të paligjshme të refugjatëve
2024-06-06 15:04:35

Meloni (Foto Straitstimes)

Meloni (Foto Straitstimes)

Arritjet e emigrantëve në Itali janë ulur me 60 për qind deri më tani këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni, citon “Xinhua”.

Kjo prirje ishte për shkak të marrëveshjeve të Italisë me shtetet e Afrikës së Veriut, deklaroi Meloni gjatë mbledhjes së qeverisë.

Shifrat nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) duket se mbështesin pretendimin e Melonit, duke treguar se rreth 21.000 azilkërkues të mundshëm zbarkuan në Itali gjatë pesë muajve të parë të vitit, një rënie me 58.3% krahasuar me rreth 50.400 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Meloni tha se ulja ishte për shkak të marrëveshjeve diplomatike midis Italisë dhe Tunizisë dhe Libisë, dy pikat kryesore të nisjes për refugjatët që kërkojnë azil në Itali.

Sipas medieve vendase, qeveria italiane po punon për një marrëveshje të ngjashme bashkëpunimi me Egjiptin.

Meloni ka nënshkruar gjithashtu një marrëveshje për të përpunuar ardhjet e reja të emigrantëve më Shqipërinë. (Irma)