OBSH: Kushte të tmerrshme nga uria në Rripin e Gazës
2024-06-06 09:56:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hanan Balkhy, deklaroi se disa banorë në Gaza po pijnë ujë të ndotur dhe po hanë bar dhe ushqim për kafshët, për shkak të kushteve të tmerrshme nga uria në Rripin e Gazës, shkruan “RTSH”.

Ajo i kërkon Izraelit të hapë kufijtë, megjithëse mbylljet në vendkalimin kufitar Rafah i janë atribuar Egjiptit.

Shimon Freedman, një zëdhënës i COGAT, njësia e Ministrisë së Mbrojtjes përgjegjëse për koordinimin e transfertave të ndihmave, është shprehur për mediat izraelite se po zhvillohen operacione humanitare për të mundësuar grumbullimin dhe dërgimin e ndihmës nga pikat e kalimit në destinacionet e tyre brenda territorit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai thotë se Izraeli kishte rritur fuqinë punëtore për lehtësimin e transferimit të mallrave, makineritë e inspektimit në vendkalimet e mallrave dhe në këtë mënyrë rriti kapacitetin e asaj që mund të transferohet në Gaza çdo ditë.

Sipas COGAT, 5258 kamionë hynë në Gaza përmes Kerem Shalom dhe Erez në maj, shifra më e lartë për çdo muaj që nga fillimi i luftës.

Agjencia humanitare e OKB-së, OCHA, bëri të ditur se ndihma nga 2790 kamionë u shpërndanë në Gaza në maj.

Ndihma ne Gaza (Foto Iraqinews)

Ndihma ne Gaza (Foto Iraqinews)

Sipas OCHA-së, kufizimet e aksesit vazhdojnë të minojnë shpërndarjen e sigurt të ndihmës humanitare shpëtimtare në të gjithë Gazën. (Irma)