Mjedisi në Xizang të Kinës vazhdon të përmirësohet
2024-06-06 09:42:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Situata e cilësisë mjedisore në Rajonin Autonom Xizang të Kinës jugperëndimore është përgjithësisht e qëndrueshme dhe në përmirësim dhe është ende një nga rajonet me cilësitë më të mira mjedisore në botë, bëri të ditur të mërkurën Departamenti rajonal i Ekologjisë dhe Mjedisit, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas një dokumenti zyrtar të publikuar mbi mjedisin e Xizang në vitin 2023, i cili mbulon ujin, atmosferën, tokën, ekologjinë, akustikën dhe rrezatimin, treguesit e cilësisë mjedisore të rajonit janë të gjithë të shkëlqyer dhe të gjithë lumenjtë dhe liqenet janë të shëndetshëm.

Deri në fund të vitit 2023, Xizang kishte krijuar 47 rezervate natyrore të niveleve të ndryshme, duke mbuluar një sipërfaqe totale prej 412.200 kilometra katrorë, ose mbi një të tretën e rajonit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në të njëjtën kohë, Xizang ka forcuar mbrojtjen e biodiversitetit dhe rikuperimin e popullatave të egra të specieve të rëndësishme. (Irma)