Kina: Konfrontimi nuk do të zgjidhë çështjen bërthamore të Iranit
2024-06-06 16:01:01

Foto nga CFP

I dërguari i Kinës u shpreh të mërkurën që konfrontimi nuk do të zgjidhë problemin bërthamor të Iranit. Zgjidhja e vetme e drejtë është rifillimi i marrëveshjes bërthamore iraniane.

Kështu u shpreh Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës i  Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Li Song, pasi bordi i guvernatorëve i 35 vendeve të kësaj agjencie, miratoi një rezolutë pak kohë më parë, e cila shtonte presionin mbi çështjen bërthamore iraniane.

Rezoluta u propozua nga Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania. Mes 35 vendeve në bord, Kina dhe Rusia votuan kundër rezolutës. 12 vendet e tjera në zhvillim, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Indinë, Arabinë Saudite, Indonezinë dhe Turqinë abstenuan.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Shpesh faktet kanë provuar se krijimi i konfrontimit dhe ushtrimi i presionit nuk  i japin zgjidhje çështjes, por do të dëmtojnë bashkëpunimin midis IAEA dhe Iranit, duke e ndërlikuar më tej situatën," tha Li.

Irani sapo përjetoi një fatkeqësi kombëtare pas vdekjes së presidentit Raisi dhe është gati të mbajë zgjedhje presidenciale këtë muaj, vuri në dukje Li, duke theksuar që "në këtë situatë të veçantë, masat e disa vendeve për të provokuar përballje për qëllime politike, janë jo të dobishme për zgjidhjen politike të çështjes bërthamore të Iranit."

Foto nga VCG

Foto nga VCG

I dërguari kinez theksoi rëndësinë e rikthimit në marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015, që njihet zyrtarisht si plani i përbashkët dhe përgjithshëm i aksionit (JCPOA).

Irani nënshkroi JCPOA me fuqitë e botës në 2015, duke rënë dakord për kufizimin e programit bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja në maj 2018, duke rivendosur sanksionet dhe duke e shtyrë Iranin të zvogëlojë disa nga angazhimet e tij bërthamore.

Përpjekjet për rikthimin e JCPOA-së filluan në 2021 në Vjenë, por pas disa raundesh negociatash, nuk ka patur progres konkret pas raundit të fundit në gusht 2022.