Avionët komercialë të Kinës përfundojnë fluturimet e demonstrimit me karburant të qëndrueshëm
2024-06-06 18:05:43

CFP

CFP

Një avion rajonal ARJ21 dhe një avion pasagjerësh C919 përfunduan të mërkurën fluturimet e tyre të para të demonstrimit me karburant aviacioni të qëndrueshëm (SAF) përkatësisht në Shangai dhe Dongying, sipas Korporatës së Avionëve Komercialë të Kinës (COMAC).

Fluturimet treguan një paraqitje të mirë të avionëve komercialë kinezë, tha COMAC-u. 

SAF-i është një karburant aviacioni i lëngshëm alternativ ndaj karburantit tradicional të aviacionit. Ai prodhohet nga lëndë të ripërtëritshme dhe mund të pakësojë lëshimet e karbonit deri në 80 për qind gjatë ciklit të jetës së karburantit krahasuar me karburantin konvencional të avionëve.

Përdorimi i SAF-it është një masë e rëndësishme e industrisë globale të aviacionit civil për t'u përballur me ngrohjen globale dhe për të ulur lëshimet e karbonit.

Deri tani, një numër kompanish ajrore kineze kanë kryer fluturimet komerciale të testimit duke përdorur SAF të prodhuar në Kinë, dhe një numër ndërmarrjesh e institutesh vendase po punojnë në kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e SAF-it.

CFP

CFP

Duke shfrytëzuar plotësisht burimet e gjelbra, SAF-i i përdorur në fluturimet e demonstrimit është bërë prej vajit të mbetur nga vaktet ushqimore, sipas COMAC-it. Vaji riqarkullohet dhe përpunohet në fabrikën e parë industriale të karburantit të bioaviacionit të Kinës të ndërtuar nga "Sinopec", përpara se të transformohet në karburant për avionët bio. (Xu Guang)