Kina synon përmirësimin e sistemit të kreditimit social
2024-06-06 15:40:22

CFP

CFP

Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës në Kinë publikoi planin për të zhvilluar më tej sistemin e kreditimit social të vendit.

Sipas planit, vendi do të përshpejtojë legjislacionin në lidhje me sistemin e kredisë sociale duke rregulluar procedurat për përdorimin e informacionit të kredisë, shkruan “Xinhua”.

Platformat lokale të shërbimit të kreditimit të financimit do të integrohen më tej, me përpjekje më të mëdha për të garantuar flukse më të sigurta të të dhënave publike, si dhe mbrojtje më të fortë të privatësisë dhe sekreteve të biznesit.

Një mekanizëm i standardizuar dhe i besueshëm i regjistrimit të kredive do të futet për regjistrimin e biznesit, shërbimet ligjore, tatimet, doganat, financat dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

CFP

CFP

Sipas planit, sistemi i kredisë sociale të vendit do të zgjerohet për të mbuluar fusha në të gjithë kujdesin shëndetësor, kujdesin për fëmijët dhe të moshuarit, mbajtjen e shtëpisë, turizmin dhe blerjet.

Plani përfshin gjithashtu masa për të garantuar besueshmërinë e qeverisë dhe për të përmirësuar mbledhjen e të dhënave të kredisë për nëpunësit civilë, avokatët, punonjësit e shtëpisë dhe profesionistët financiarë. (Irma)