Presidenti Biden nënshkruan urdhrin ndaj azilkërkuesve në kufirin SHBA-Meksikë
2024-06-06 15:08:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv, që do të kufizojë përkohësisht të drejtën për të kërkuar azil në kufirin SHBA-Meksikë sa herë që numri i emigrantëve që kalojnë në mënyrë të paligjshme ose pa autorizim arrin një mesatare ditore prej 2500 vetësh, shkruan “Panorama”.

Sipas urdhrit ekzekutiv të presidentit Biden, ata që hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme nuk do të kenë të drejtë për azil nëse nuk kanë arsye të jashtëzakonshme për të qëndruar në SHBA.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Këto masa nuk do ta rregullojnë sistemin tonë të emigracionit, por ato mund të na ndihmojnë shumë në menaxhimin më të mirë kësaj sfide të vështirë”,- tha presidenti Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, kufizimet e përkohshme të numrit të atye që do të kenë të drejtë të kërkojnë azil do të hyjnë në fuqi kur mesatarisht të hyjnë mbi 2500 emigrantë në vend dhe ato do të pezullohen kur kjo shifër arrin nën 1500 vetë në ditë.

Këto kufizime hyjnë në fuqi menjëherë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas të dhënave mediatike, zyrtarët e Patrullës Kufitare në SHBA ndaluan 3000 emigrantë më 20 maj dhe një mesatare prej 3700 imigrantësh në ditë gjatë 21 ditëve të para të majit. (Irma)