Tregtia mes Kinës dhe Kamboxhias vazhdoi rritjen e fortë në 5 muajt e parë të vitit
2024-06-06 09:53:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tregtia mes Kinës dhe Kamboxhias ka vazhduar rritjen e fortë në pesë muajt e parë të vitit, falë marrëveshjeve rajonale dhe dypalëshe të tregtisë së lirë, thanë zyrtarët.

Vëllimi i tregtisë së dyanshme arriti në 5.99 miliardë dollarë amerikanë gjatë periudhës janar-maj të këtij viti, një rritje e ndjeshme prej 18 për qind nga 5.07 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thuhet në një raport të Ministrisë kamboxhiane të Tregtisë të publikuar të mërkurën, cituar nga “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina mbeti partneri kryesor tregtar i Kamboxhias, e ndjekur nga Vietnami, SHBA-ja, Tajlanda dhe Japonia, thuhet në raport.

Sekretari i Shtetit dhe zëdhënësi i Ministrisë kamboxhiane të Tregtisë, Penn Sovicheat, tha se marrëveshja e Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik Rajonal (RCEP) dhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kamboxhia-Kinë (CCFTA), të dyja hynë në fuqi në vitin 2022, i kishin dhënë një shtysë kësaj rritjeje tregtare.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Sipas dy pakteve tregtare, produktet tona, veçanërisht prodhimet bujqësore me cilësi të lartë si orizi i bluar, bananet, mango dhe piper, janë eksportuar në Kinë me tarifa preferenciale”,- tha ai. (Irma)