WMO: “El Ninjo” po ia lë vendin “La Ninja”-s
2024-06-05 18:08:12

foto nga CFP

foto nga CFP

Organizata Botërore Meteorologjike parashikon se fenomeni klimaterik “El Ninjo”, përgjegjës për temperaturat globale rekord, do të përfundojë këtë vit.

Në një njoftim për shtyp, WMO-ja bëri të ditur se ka 70% mundësi që ngjarja e motit “La Ninja” të ndodhë deri në nëntor, për shkak të temperaturave më të ftohta në Oqeanin Paqësor ekuatorial qendror dhe lindor, citon “ATSH”.

“Në shumë vende, “La Ninja” ka një ndikim të kundërt klimaterik me El Ninjon”, - sipas WMO-së, megjithëse efektet e “La Ninja”-s janë shumë më të forta në tropikë sesa në Europë.

Thatesira (Foto ATSH)

Thatesira (Foto ATSH)

Sipas parashikimeve aktuale, me fillimin e “La Ninja”-s, Amerika Qendrore, Karaibet dhe pjesë të Amerikës Veriore e Jugore dhe Afrikës Lindore, ndër rajone të tjera, duhet të presin reshje mbi mesataren.

WMO-ja ka paralajmëruar se fundi i ciklit “El Ninjo” nuk do të çojë në një pauzë në ndryshimin afatgjatë të klimës, pasi Toka do të vazhdojë të ngrohet për shkak të gazeve serrë që bllokojnë nxehtësinë.

“Klima jonë do të vazhdojë të jetë më ekstreme për shkak të nxehtësisë dhe lagështisë shtesë në atmosferën tonë”,- theksoi Ko Barrett, një zyrtar i WMO-së. (Elona)