Indeksi i çmimeve të logjistikës rrugore të Kinës shënoi rritje në maj
2024-06-05 17:08:26

foto nga CFP

foto nga CFP

Indeksi i çmimeve të logjistikës rrugore të Kinës shënoi rritje në maj, pasi kërkesa për transportin rrugor të mallrave u zgjerua në prill dhe maj, tregojnë të dhënat e industrisë.

Indeksi arriti në 103 muajin e kaluar, duke u rritur 0.13 për qind në bazë mujore  dhe 0.39 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2023, sipas një sondazhi të kryer bashkërisht nga Federata Kineze e Logjistikës dhe Blerjeve dhe Grupi i Logjistikës Guangdong Lin'an, citon “Xinhua”.

Sipas sondazhit, shifra për logjistikën me ngarkesë të plotë, e cila mat kryesisht mallrat me shumicë dhe transportin rajonal, ishte 103.2 ose  0.18 për qind më e lartë se muajin e kaluar.

Shoqata ia atribuoi rritjen e indeksit shtimit të aktivitetit të tregut të logjistikës rrugore në prill dhe maj, duke vënë në dukje se si vëllimi i mallrave të vrojtuara përmes rrugëve kryesore të shpërndarjes ekspres ashtu edhe vëllimi i trafikut të transportit të mallrave në autostrada u rimëkëmbën në baza mujore në maj. (Elona)