Kina raporton përparim të jashtëzakonshëm në restaurimin ekologjik në eventin e OKB-së
2024-06-05 17:55:26

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina ka arritur përparim të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe restaurimin ekologjik në vitet e fundit, duke kontribuar ndjeshëm në përpjekjet globale për të ndërtuar një qytetërim ekologjik, deklaroi një zyrtar i Ministrisë së Burimeve Natyrore, cituar nga “Xinhua”.

Ndërsa aplikon një sistem të vijës së kuqe për kufijtë e zonave delikate ekologjike, Kina ka restauruar mbi 100 milionë mu (rreth 6.7 milionë hektarë) ekosisteme që përfshijnë male, lumenj, pyje, toka bujqësore, liqene, kullota dhe shkretëtirë, tha Lu Lihua gjatë një aktiviteti të mbajtur nga Zyra e Kinës e Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (UNEP).

Tu Ruihe, kreu i zyrës, tha se Kina është vlerësuar shumë nga komuniteti ndërkombëtar për nisjen dhe avancimin e projektit më të madh në botë të restaurimit ekologjik. Ai shprehu besimin se vendi do të ndajë përvojën e tij me pjesën tjetër të botës.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, duke mbledhur përfaqësues nga OKB-ja, organe qeveritare, institucione kërkimore, biznese, universitete dhe organizata joqeveritare.

Dita Botërore e Mjedisit e këtij viti fokusohet në restaurimin e tokës, shkretëtirëzimin dhe rezistencën ndaj thatësirës. (Elona)