Industria kineze e softuerëve dhe e shërbimeve IT, rritje dyshifrore në të ardhurat dhe fitimet
2024-06-03 20:36:15

foto nga CFP

foto nga CFP

Industria kineze e softuerëve dhe e shërbimeve të teknologjisë së informacionit raportoi një rritje dyshifrore për sa u përket të ardhurave dhe fitimeve në katër muajt e parë të vitit 2024, treguan të dhënat zyrtare.

Fitimet e përgjithshme të këtij sektori u shtuan 14.3 për qind në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 431.4 miliardë juanë (rreth 60.69 miliardë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, ndërsa të ardhurat e përgjithshme kapën vlerën 3.8 trilionë juanë, me një rritje 11.6 për qind, sipas Ministrisë së Industrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit.

Të ardhurat e përgjithshme të nënsektorit të shërbimeve të teknologjisë së informacionit u rritën 13.2 për qind në krahasim me katër muajt të parë të vjetëm, duke kapur vlerën rreth 2.5 trilionë juanë dhe duke kontribuuar për 65.9 për qind të të ardhurave të përgjithshme të industrisë në tërësi.

Në mënyrë të veçantë, të ardhurat e përgjithshme të shërbimeve të informatikës  cloud e të dhënave të mëdha u rritën 14.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, duke arritur në 410.7 miliardë juanë.

Nga të dhënat del gjithashtu se të ardhurat nga produktet softuerike dhe siguria e informacionit u shtuan përkatësisht 8.7 për qind dhe 9.3 për qind në krahasim me katër muajt e parë të vitit 2023.  (Wang Lei/ Artan)